TIRANË - Gjykata e Tiranës rrëzoi padinë e ish-Ministrit Ylli Pango, ndaj “Top Channel” dhe njëkohësisht është hequr edhe gjoba prej 400 mijë eurosh, që e njëjta gjykatë kishte dhënë për këtë televizion.
Zanafilla fillon me denoncimin e emisionit investigativ “Fiks Fare” ku Pango kërkonte favore seksuale nga një vajzë e interesuar për t’u punësuar në drejtoritë e ministrisë që drejtohej nga ai.
Kështu, ish-ministri i shkarkuar pas skandalit paditi “Top Channel” për shtrembërim të fakteve dhe dëmin e shkaktuar ndaj tij. Gjykata e Shkallës së Parë, në gjykimin e mëparshëm e gjobiti televizionin me 400 mijë euro. Ky vendim iu rikthye për gjykim togave të zeza të kryeqytetit, në Apel, me argumentimin e shkeljeve të rënda procedurale gjatë gjykimit.
Pango humbi dhe në Gjykatën e Lartë ku bëri rekurs për vendimin e Apelit që rikthente çështjen për gjykim. Të hënën gjykata e shkalles së parë, në vendimin e rigjykimit rrëzoi vendin e parë që dënonte “Top Channel” me 400 mije euro gjobë.
Treshja gjykuese në vendimin e së hënës përbëhej nga Arben Mullai, relator, Arben Kostandini dhe Ardian Kalia, anëtare.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com