TIRANË-Grabiten rreth një milionë lekë të reja në një biznes në autostradën Tiranë-Durrës.

2 autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e godinës, kanë grabitur paratë e më pas kanë marrë serverin e kamerave.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40 të kësaj të enjte ndërsa rojet e sigurisë nuk kanë dëgjuar asgjë.

Rojet: Ishim në gjumë nuk dëgjuam asgjë
Rojet kanë dëshmuar se në orarin kur ka ndodhur grabitja ishin në gjumë dhe s'kanë dëgjuar asgjë. 

"Ishim në gjumë, nuk ndjemë asgjë. Gjithmonë në atë orar ne flinim gjumë. E kuptuam grabitjen kur pamë që pajisja nuk ishte", janë shprehur ata.

Sipas burimeve autorët menjëherë pasi janë futur në ambientet e biznesit kanë shkuar direkt të kasaforta pasi mendohet se kishin dijeni për vendndodhjen e saj.

Poliicia dyshon se bëhet fjalë për të njëtin grup qe ka kryer disa grabitje në autostradë, por edhe në biznese të tjera.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com