Tiranë/ Grabiti nën kërcënimin e armës dyqanin e celularëve ‘3 Vëllezërit Fejzo’, 5 mijë euro shpërblim kush jep informacione për autorin

Tiranë/ Grabiti nën kërcënimin e armës dyqanin e celularëve ‘3 Vëllezërit Fejzo’, 5 mijë euro shpërblim kush jep informacione për autorin

1707471764_autori3vfejzo.jpg

Policia e Tiranës ofron shpërblim 5 mijë euro për këdo që jep informacion për autorin e grabitjes së dyqanit 3 Vëllezërit Fejzo në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’. Autori i maskuar dhe me armë ka grabitur 15 celularë dhe është larguar në këmbë.

“Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton polica.


Lajmi kryesor:

Grabitje e armatosur në Tiranë, autori i maskuar merr 15 celularë në dyqanin ‘3 Vëllezërit Fejzo’! 5 mijë euro shpërblim kush jep informacion


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë