Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Tiranë. Teksa po tenton të kalonte rrugën në semafor, një kalimtare grua është përplasur nga makina në zonën e Laprakës.

Gruaja e moshës rreth 53-vjeçe, është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit si dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

l.q/Shqiptarja.com