TIRANE- Një argjendari është bërë pre e një vjedhjeje rreth orës 11:00 në rrugën e Durrësit në Tiranë.

Një person, me kapuç, i pa maskuar dhe pa armë  ka hyrë në argjendari "Roza" dhe pasi i ka kërkuar shitëses të shikojë një orë të shtrenjtë pasi i ka tërhequr vëmendjen është larguar menjëherë nga dyqani duke marrë me vete orën që kapte vlerën e 50 mijë lekëve dhe disa bizhuteri të tjera. Hajduti është larguar menjëherë duke mos i dhënë kohë shitëses të thërrasë policinë.
 
Policia thotë se i riu është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe është shpallur në kërkim. Dje një pikë këmbimi valutor në Kamëz u bë objekt i grabitjes. Tre persona të armatosur arritën të grabisin 150 mijë lekë të reja dhe plagosën njërin nga punonjësit e argjendarisë

(sg/shqiptarja.com)