TIRANE- Pas mesditës së sotme, banorët e rrugës “Njazi Meka” në Tiranë u tronditën nga të shtënat e automatikut që vinin prej duarve e 12-vjeçarit K.C.

Frymëzimi ishte pikërisht babai i tij, 45-vjeçari Petrit Cungu, i cili pasi zbriti nga një makinë, ia kaloi armën të birit. Nga burimet policore dhe banorët në vendgjarje mësohet se i mituri qëlloi drejt, por për fat të mirë plumbat nuk prekën askënd.

Policia, e lajmëruar nga banorët, mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pasi ndaloi protagonistët, mori dëshmitë e tyre, për të saktësuar motivet e kësaj ngjarjeje.

Dy pallate më tutje u sekuestrua edhe arma e krimit.

Familja Cungu njihet për historikun e saj në grabitjet e njëpasnjëshme në kryeqytet, që pas ardhjes në Tiranë nga Mirdita, në 1997-ën. Markelian Cungu, vëllai i protagonistit të sotëm, u akuzua për dhjetra grabitje, ndërsa edhe vetë babai i tij, Petriti është dënuar për të njëjtën vepër penale.

Banorët e zonës thanë për “A1Report” se ishin terrorizuar nga kjo ngjarje dhe se u ndien të rrezikuar. Dy nga gratë që ishin pak metra pranë vendit ku u qëllua me kallashnikov u shprehën se i mituri nuk kishte pasur ndonjë objektiv konkret, por vetëm sa shkrepi armën në drejtim të rrugës dhe jo në ajër. Sipas grave, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe mundi të neutralizonte dy pjestarët e fisit Cungu.

kallashi
(Në foto: Automatiku me të cilin qëlloi në ajër minoreni)  Foto të tjera

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)