Tiranë, i gërvishti makinën
vret me grushta 60-vjeçarin

Tiranë, i gërvishti makinën<br />vret me grushta 60-vjeçarin
TIRANE -  Nervat e një vajze, e cila nuk nxirrte dot makinën nga parkimi, kanë shkaktuar një konflikt, i cili i ka marrë jetën një 60-vjeçari, ndërsa autori është vënë në pranga.

Ngjarja ndodhi në orën 09.30 në lagjen "Ali Demi" në Tiranë, kur Gëzim Karaj, 60 vjeç, me profesion saldator, është goditur me grushta nga 30-vjeçari Artenc Shehu, i dashuri i vajzës vetëm sepse i gërvishti makinën kësaj të fundit.

ORA 18:45 - NDALOHET EDHE E DASHURA E AGRESORIT
Është ndaluar nga policia e kryeqytetit edhe e dashura e autorit të vrasjes së 60-vjeçarit Gëzim Karaj me akuzën e "bashkëpunëtores në vrasje".  

ORA 09:30 - SI NISI KONFLIKTI
Shkaku është bërë një vajzë, e cila është e dashura e 30-vjeçarit. Rreth orës 08:30 kur ajo nuk po nxirrte dot makinën e saj ta parkimi, Benz A Class, ngjyrë jeshile, ka nisur të debatojë me 60-vjeçarin Karaj.

Kjo, pasi ky i fundit, po transportonte mbi biçikletë disa rafte, që do t'i hidhte në koshin e mbeturinave.  Në momentin kur ka kaluar aty, vajza e ka akuzuar atë se i kishte gërvishtur makinën. 

Mësohet se i ka gjuajtur me shkelma dhe biçikletës së viktimës. Debati është dukur se u mbyll me kaq dhe Karaj ka shkuar në servisin e tij ku saldonte, për të vazhduar punën ndërsa në katin e katërt të pallatit ngjitur, viktima kishte banesën.

Një orë më pas i njoftuar nga e dashuri i tij për sherrin Artenc Shehu i është drejtuar servisit, ku dhe ka nisur sherri. Ai e ka goditur me grushte 60-vjeçarin, i cili ka rënë me kokë në pllaka, duke i shkaktuar vdekjen  e tij të menjëhershme.

Një makinë që ndodhej aty, e ka nisur viktimën drejt Spitalit të Traumës, por duket se çdo gjë ishte e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë që në momentin e përplasjes së kokës në tokë.

Menjëherë, forcat e policisë së komisariatit numër 1, si dhe të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë rrethuar zonën dhe autori është arrestuar pak minuta më vonë.  
makina e konfliktit
(Në foto, makina e gërvishtur nga ku nisi konflikti)

Gezim Karaj
(Në foto, makina e gërvishur nga ku nisi dhe konflikti dhe viktima Gëzim Karaj)

Gezim karaj

(Ne foto: Ofiçina ku punonte viktima)

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Arrestohet menjëherë pas ngjarjes autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Gëzim Karaj Mesditën e sotme, pas një konflikti të castit të ndodhur në afërsi të fushës “Ali Demi” në Tiranë, ka gjetur vdekjen shtetasi Gëzim Karaj, 60 vjec, me banim në Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe Ekspertë për Krimet Kundër Lirisë dhe Personit, ku sajë të një pune tepër të shpejtë hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e atuorit të dyshuar, i cili është Artenc Shehu 30-vjec, lindur në Korcë e banues në Tiranë.

Paraprakisht, dyshohet ngjarje ka filluar pas një konfliti të castit, ku autori ka goditur me (grusht), 60 vjecarin Gëzim Karaj, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe më pas ka gjetur vdekjen.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet