Një automjeti tip autobus në kryeqytet i është vendosur lëndë plasëse duke sjellë edhe një shpërthim të fuqishëm, por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shpërthimi u regjistrua në autobusin e markës “Setra”, me ngjyrë të kuqe me targa AA 190 CG, në pronësi të Klodian Rexhepit, banues në rrugën Kongresi i Manastirit. Ky i fundit bashkë me vëllezërit e tij, menaxhojnë një agjenci funeralesh në kryeqytet.
Vetëm gjysëm ore pas shpërthimit, policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes shoqëroi një person, me inicialet E. D, rreth 30 vjeç.
Ai u kap nga patrulla e komisariatit të policisë nr.4, ndërsa tentonte të largohej. Ky i fundit po pyetet nga hetuesit tashmë dhe po verifikohet në në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Po kështu në vendin e ngjarjes, policia gjeti në vendin e ngjarjes, një kapele që dyshohet se është e autorit.
Hetimet e policisë janë foksuar në pistën konfliktit për konkurencën, por edhe të ndonjë konflikti për motive personale. Pavarësisht kësaj, verifikimet e policisë nuk kanë zbuluar ndonjë mosmarrëveshje të të dëmtuarit me persona të tjerë. Pronari i autobuzit tha për Report Tv, se nuk ka konflikte.
Banorët shprehen se janë zgjuar të terrorizuar nga zhurma e fuqishme e shkaktuar nga shpërthimi.
Policia ka kryer verifikime dhe kontrolle të ndryshme edhe gjatë paradites së të enjtes, por ende nuk ka persona të tjerë të dyshuar që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

(Autobusi të cilit i është vendosur lënda plasëse)
Foto të tjera..
Ja njoftimi i policisë Tiranë
Paraprake: Më datë 25.08.2016, rreth orës 04:05, në rrugën "Kongresi i Manastirit", në mjetin autobuz tip "Setra", në pronësi të shtetasit E. R., persona të pa identifikuar kanë vendosur një sasi me lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Ja njoftimi i policisë Tiranë

VIDEO