Lilo Skëndi, një pacient që kishte shkuar tek dentisti për të mjekuar dhëmbin, ka përfituar nga pakujdesia e doktorit,duke i vjedhur atij telefonin celular.
 
Por fatmirësisht, Skëndi në ikje e sipër nga klinika dentare është pikasur nga djali i dentistit, duke arritur të dyshojë për diçka të keqe.
 
Daljen e dyshimtë nga klinika të të pandehurit e ka parë, djali i të doktorit,i cili në ato momente po zbriste nga banesa e tij, e cila ndodhej në një kat sipër klinikës së babait të tij, Dajli hyn në klinikë, duke pyetur babanë e tij nëse kishte pasur ndonjë pacient apo klient që sapo kishte dalë nga klinika.
 
Por doktori i ka deklaruar se jo. Kanë kontrolluar në sallonin e pritjes së pacientëve dhe kanë konstatuar faktin se mungonte telefoni celular, të cilën e kishte vendosur në karikim.
 
Djali i dentistit vihet në ndjekje të personit të dyshuar, dhe bën të mundur ndalimin e të pandehuri Lilo Skëndi.
 
Pasi e pyet të Skëndin në lidhje me vjedhjen e telefonit celularë të babait të tij, i pandehuri fillimisht mohon faktin e vjedhjes, dhe kur ai i bën me dije se do të njoftonte policinë, i pandehur nxjerr nga xhepi telefonin e vjedhur në klinikën e babait të tij, duke i kërkuar të dëmtuarit që të mos njoftonte policinë.
 
Por djali i dentistit ka vijuar më tej këtë histori, duke e çuar të riun në policinë e Tiranës. Pak ditë më parë Lilo Skëndi është dënuar me 6 muaj burgim. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)