Tiranë, ja ku zhvillohen garat me
makina,shpejtësi 250 km/orë

Tiranë, ja ku zhvillohen garat me<br />makina,shpejtësi 250 km/orë
TIRANE - Pasioni i ri për shumë të rinj në Tiranë janë garat e paligjshme me makina. Rruga e Unazës nga Kopshti Zoologjik deri tek rrethrrotullimi në Sauk është një ndër rrugët ku zhvillohen shpesh gara me makina.

Gjithashtu edhe në Sheshin “Nënë Tereza” bëhen gara të shkurtra shpejtësie, si dhe xhirim gomash, i njohur si drift. Garuesit modifikojnë makinat e tyre, në mënyrë që të arrijnë shpejtësi mbi 180 km/orë. Në rrugën e Unazës garat zhvillohen gjatë natës, në mënyrë që të mos ketë makina të tjera në rrugë.

Rruga e unazës që të çon ën Elbasan është një ndër rrugët kryesore ku zhvillohen garat e paligjshme me makina në Tiranë . Gjatë këtyre garave, shpejtësia në rrugë arrin deri në 250 km/orë.

Pak ditë më parë policia sekuestroi 9 makina dhe mori masa administrative për të rinjtë që i drejtonin ato. Makinat përveçse ishin prodhim i viteve të fundit, ishin modifikuar për të arritur shpejtësi maksimale.

Report TV ishte në rrugën e Unazës së Madhe, ku gjatë javës bëhen gara shpejtësie. Këto gara zhvillohen nga ora 2 deri në 4 të mëngjesit.

Shoferët që bëjnë gara kanë menduar edhe për vijëzimet, duke shënuar 'Startin' dhe 'Finishin' për garat me makina. Garuesit e marrin kthesën pranë Komunës së Parisit. Shpesh garat bëhen për pasion, por ka edhe raste kur vendosen baste.

Shefi i Komisariatit të policisë Rrugore Tiranë, Ervin Hasrama thotë se Policia merr masa ndaj këtyre shoferëve që janë të rrezikshëm edhe për qytetarët.

"Janë konstatuar disa vende, ose një trend i ri tek të rinjtë shqiptarë, të cilët me mjetet e tyre, të reja dhe të modifikuara kanë filluar të kenë një pasion për gara shpejtësie. janë identifikuar disa vende, ose disa rrugë ku bëhen këto gara shpejtësie, siç janë rruga e Unazës së Re, hyrja e qytetit të Tiranës nga TEG-u deri tek Kopshti Botanik si dhe sheshi 'Nënë Tereza'.  me zhvillimin e këtyre garave, sjellin një rrezik për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës."- deklaroi Ervin Hasrama.

Makinat që përdorin të rinjtë janë mjete që kapin shpejtësi më shumë se 200 km në orë.

Por kjo rrugë e Unazës së Madhe parashikon që makinat të ecin maksimumi me 90 km në orë, pork y nuk është një problem për garuesit pasi ata zgjedhin të rrezikojnë jetën e tyre por edhe të qytetarëve të tjerë që qarkullojnë në këtë rrugë.

[gallery]19510[/gallery]

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin