TIRANË - Një aksident rrugor ka ndodhur tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” në Tiranë sot në mbrëmje, pa të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
 
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, teksa një kamion është përplasur me një autoveturë, e më pas është përfshirë edhe një automjet i tretë.
 
Nga burimet e para mësohet se kamion ka qenë me targa të qytetit të Strugës në Maqedoni.

Ndërkohë, tre drejtuesit e automjeteve janë zënë më pas me njëri-tjetrin dhe janë shoqëruar në komisariatin numër 3 në Tiranë.
 
Prej aksidentit mësohet se në zonë është krijuar edhe trafik i madh. 

Aksident tek zogu i zi
(Në foto, policia ne vendngjarje)

Redaksia Online
(mag/aç/shqiptarja.com)