Tiranë, kapakët e pusetave në
rrugë përfundojnë për skrap

Tiranë, kapakët e pusetave në<br />rrugë përfundojnë për skrap
TIRANE- Kapakët e pusetave në kryeqytet janë kthyer në një biznes fitimprurës, për ata të cilët nuk kanë një mundësi punësimi.
Një pjesë e mirë e kapakëve të pusetave në Tiranë mungojnë dhe kjo vlen njësoj si për pusetat në rrugë edhe për ato në trotuare,   për shkak se kapakët janë hequr dhe  vjedhur për ti shitur më pas për hekur. Në mungesë të këtyre kapakëve, problemet më të shumta krijohen gjatë natës, në mungesë të kujdesit për riparimin e defekteve apo llambave të djegura, të shtyllave ekzistuese në të dy krahët e rrugës, qytetarët, shumë lehtë mund ta gjejnë veten brenda ndonjë pusete.

E njejta gjë ndodh edhe për makinat, pasi shoferët sidomos me ditët me shi kur pamja nuk është shumë e qartë, makinat shpesh përfundojnë me goma në pusetë. Qytetarët ndihen të pasigurt në rrugët e kryeqytetit dhe kjo, për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe elementeve të sigurisë, por listës së gjatë i shtohet edhe rreziku që vjen nga pusetat. Tashmë, është bërë e modës që të abonohen në këtë punë, duke nxjerrë të ardhurat e tyre, por në dëm të qytetarëve kryeqytetas, të cilët përballen me rrezikun e rënies në ndonjë pusetë. Ndërkohë, po kaq shqetësues është fakti se duke qenë gjatë gjithë kohës të hapura, këto puseta mbushen me plehëra duke u shnërruar në koshë të pa zbrazshëm që bëhen më pas burim infeksionesh, erërash dhe papastërtishë në mes të qendrës së Tiranës. Jo rrallë bëhen vend për grumbullimin e ujrave të zeza.
 
Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut