TIRANE - Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, të cilët shpërndanin doza kokaine në kryeqytet. 

Në prangat e policisë kanë rënë Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë, Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan, Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan, Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë dhe Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Policia sqaron se arrestimi i këtyre personave u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative rezultonte se: këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar "Kokainë" me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës. Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip "Golf 5", që këta shtetas leviznin iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë".

 

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 automjete dhe 8 telefona celularë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike në bashkepunim”. 

Të arrestuarit: 
Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë 

Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan 

Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan 

Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan (i dënuar më parë)

Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, (i dënuar më parë)

Provat materiale të sekuestruara:

• 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë"

 

• 2 automjete tip "Golf"

• 8 telefona celularë

kokaine
(Lënda narkotike që iu sekuestrua të rinjve)

kokaine
(Telefonat celularë të sekuestruar)

kokaine
(Sende të sekuestruara në një nga automjetet "Golf")

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com