Tiranë, kapen vëllezërit, vidhnin
e shisnin matësit e ujit në pallate

Tiranë, kapen vëllezërit, vidhnin<br />e shisnin matësit e ujit në pallate
TIRANE- Dy vëllezër janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për vjedhje të matësve të ujit dhe më pas shitjen e tyre.

Në një njoftim për media, policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se, efektivët e Komisariatit të Policisë numër 6 kanë arrestuar Shkëlzen Tahir Osmanajn, 27 vjeç dhe Liridon Tahir Osmanaj, 23 vjeç, të dy lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, të dënuar më parë për vjedhje.

“Arrestimi i tyre është bërë sepse me datën 28 gusht 2013, rreth orës 09:30, në rrugën “Haki Stermilli”, Kombinat, janë kapur në flagrance nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme duke tentuar që të kryenin shitjen e një matësi uji (sahat uji) në një pikë skrapi”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Pas ndalimit, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tyre ku ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale 11 copë matës uji, një qese plasmasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa me peshë 182 gram së bashku me 19 qese të vogla farmaceutike që përdoren për amballazhim dhe shitje, si dhe një shishe e vogël qelqi me një lëng të tejdukshem, ende i papërcaktuar.

Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në pallatin numër 152, shkallën 2, në rrugen “Haki Stërmilli”, ngjarje për të cilën këto familje kanë kallzuar për vjedhjen. Dosja ndaj dy vëllezërve ka përfundur dhe është dërguar në prokurori.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca