Ekipi i kirurgjisë torakale në Qendrën Spitalore Rajonale ‘Shefqet Ndroqi’ kanë realizuar me sukses një tjetër ndërhyrje për heqjen e një formacioni cistik dhe më pas riimplantimin e klavikulës me pllakë titani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kjo ndërhyrje i riktheu jetesën normale pacientit.
“Mirënjohje për ekipin kirurgjikal: Prof.As. Fatmir Caushi, Dr. Shk. Ilir Skenduli, Dr. Alban Hatibi, Dr. Fahri kokiqi, Dr. Eljana Shima, Inf.Manushaqe Hoxha, Inf. Mirjeta Almeta, Inf. Valbona Bulku”, shkruan ndër të tjera në postim MSH.
Dr. As. Fatmir Çaushi, kirurg torakal tha se kjo është një ndërhyrje me kompleksitet goxha të lartë që për herë të parë bëhet në strukturën e këtij spitali.
“Bëhet fjalë për një tumor infagoit, në fillim ishte në qafë, po pastaj zbriste në një zonë të vështirë anatomike. Ky lokacion njihet nga të gjithë mjekët që ka probleme shumë të mëdha, sepse ka kontakt të ngushtë me arterien suplare dhe aksilare, si dhe venën suplare dhe aksislare në anën e djathtë, ndërkohë ishte shumë afër edhe me preksin brakial.
Kualifikimi i stafit tonë e bëri të panevojshme angazhimin e gjithë këtyre mjekëve specialistë, sepse çdo gjë u bë e mundur duke hequr njëherë një fragment të klavikulës, krijimin e kësaj hapësire ku duhej ndërhyrë dhe më pas rivendosjen e klavikukës me pllaka titani pa shkaktuar asnjë dëm te pacienti dhe heqjen e tumorit në kufi të pastër”, theksoi Çaushi, ndërsa shtoi se pacienti ka dalë nga spitali pas tre ditësh në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Ai shtoi gjithashtu se pacienti nuk ka nevojë të intervenohet më sepse pllaka e titanit rri gjithë jetën aty, ndërkohë pacienti vazhdon jetën njësoj si më përpara.
Komente












