Tiranë-Një 31-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi kishte përshtatur lokalin e tij në rrugën “Besim Alla” për të luajtur ‘Poker’.
Ndërkohë 11 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë pasi u kapën në këtë mjedis duke luajtur këtë lojë.
"U arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi J. S., 31 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”;
Misi procedimi penal në gjendje të lirë për 11 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara", informoi sot policia.
Nga kontrollet e ushtruara blutë sekuestruan një tavolinë për lojën “Poker”, valixhe me çipsa, shuma parash dhe 1 celular.
Operacioni u kodua “Games of chance”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.