Pavarësisht apelit kundër dhunës në familje, një fenomen i tillë vijon të jetë në shifra alarmante.
 
Brenda 24 orëve në Tiranë, 6 bashkëshort kanë dhunuar gratë e tyre.

Sipas Policisë së Tiranës burrat kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshortet.
 
Ndërkohë për gratë e dhunuara është lëshuar urdhër i menjëhershëm mbrojtje, ndërsa për burrat Policia ka referuar materialet në Prokurori për “Dhunë në Familje”.
 
Fenomeni i dhunës ndaj grave vijon të jetë i lartë sipas Policisë. Në Tiranë çdo muaj lëshohen rreth 100 urdhra mbrojtje.

Një fakt i tillë tregon se burrat ende vijojnë të dhunojnë gratë.
 
Sipas Policisë shumica e rasteve të dhunës në familje vijnë për shkak të konflikteve që mund të kenë familjet, mungesa e të ardhurave por edhe probleme të tjera.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com