TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri zëvendësimin e mandatit të deputetit të Partisë Demokratike, Vasil Bici me atë të Mëhill Fufit në Qarkun e Lezhës.
Ky zëvendësim mandati vjen për shkak se Bici ka paraqitur dorëheqjen nga mandati i deputetit që kishte fituar nga zgjedhjet e 23 qershorit, për arsye shëndetësore.
Deputeti i ri i PD për Qarkun e Lezhës pritet që të bëjë dhe betimin në seancën parlamentare.
Vasil Bici i cili ishte deputet i PD-së në qarkun e Lezhës dha dorëheqjen nga mandati i tij. Këtë gjë e bëri të ditur, kryetari i komisionit të përkohshëm të verifikimit të mandateve, Armando Subashi në seancën e parë të Kuvendit, më 10 shtator 2013, i cili tha se, “Vasil Bici ka dorëzuar një kërkesë pranë komisionit ku nuk pranon që të bëjë betimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
FUFI DEKLAROI: DO JEM ZË I FUQISHËM NË KUVEND
Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Mëhill Fufi duke folur për A1 Report, po më 10 shtator, u shpreh se “dorëheqjen e Bicit e vleresoj si një akt qytetar, që mund ta ketë bërë për arsyet e tij personale”. Fufi ka deklaruar se, “do të përfaqësoj në mënyrë dinjitoze banorët e qarkut të Lezhës”. Si deputet i ri i opozitës, Fufi ka thënë se, “nuk mund të them se do ti mbajmë të gjitha premntimet, pasi jemi në opozitë”.
“Si opozitar do jem një zë i fuqishëm që do të mbroj zgjedhësit e mi për të cilët i falënderoj për besimin”, ka thënë Fufi për A1 Report.
Deputeti i PD-së, ka deklaruar se, “zgjedhjet në qarkun e e Lezhës ishin të qeta dhe normale”.
Mëhill Fufi ishte i pesti në listën e PD në Lezhë, i cili u plagos gjatë ditës së zgjedhjeve, në datën 23 qershor në qytetin e Laçit, në një përballje me armë. Në këtë ngjarje mbeti i vdekur një simpatizant i LSI-së, Gjon Gjoni, ndërkaq që mbetën të plagosur tre persona të tjerë, mes tyre deputeti i ri, i PD-së, Mëhill Fufi, vëllai i tij, Kastriot Fufi dhe një kushëri i tyre.
Redaksia online
(sg/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com