Tiranë/ Kreu marëdhenie seksuale me të dashurën pa dëshirën e saj dhe e dhunoi, arrestohet 28-vjeçari! I gjendet drogë në banesë

Tiranë/ Kreu marëdhenie seksuale me të dashurën pa dëshirën e saj dhe e dhunoi, arrestohet 28-vjeçari! I gjendet drogë në banesë

Foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër rast i dhunës seksuale është zbuluar vetëm pak ditë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku tre të rinj në Vlorë përdhunuan në grup një 26 vjeçare.

Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij, si edhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Në pranga ka rënë Endri Gjinaj. Burime bëjnë me dije se i riu dhe vajza ishin në lidhje prej 2 muajsh. Ditën e djeshme, 30 tetor, të dy kanë qenë në Durrës dhe pasi u kthyen në banesë u konfliktuan për shkak të një telefonate nga ish e dashura e djalit, njëkohësisht ish-shoqe e vajzës.

Konflikti agravoi më pas deri në dhunë dhe i riu gjatë kësaj kohe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Vajza u dërgua në spital nga vetë djali pasi u ndje keq dhe aty është pyetur për shenjat e dhunës në fytyrë nga mjekët, të cilët sinjalizuan policinë.

I pyetur për dhunën, 28-vjecari Gjonaj nuk ka dhënë koment por pas kontrollit të banesës policia konstatoi njolla gjaku dhe kanabis sattiva.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa