Një konflikt në familje ka përfunduar me dy viktima mëngjesin e së premtes në rrethinat e Tiranës. Rreth orës 09:00 në Mullet të Tiranës, Besim Hoxha 62 vjeç, vrau me armë gjahu nipin e tij Hasan Hoxha 36 vjeç dhe më pas vrau veten.

Krimi ndodhi në oborrin e shtëpisë, kur Besimi ndoqi nipin e tij Hasan Hoxhën dhe e qëlloi në dalje të oborrit. Më pas ai qëlloi veten në stallën e bagëtive rreth 100 metra më tej. Hasan Hoxha fillimisht është dërguar në spitalin e Traumës por nuk ka mundur të mbijetojë.

vrasja ne mullet

Sipas burimeve nga policia shtetasi Besim Hoxha dhe nipi i tij Hasan Hoxha kanë nisur një sherr verbal dhe më pas nipi është nisur të largohej në drejtim të një lokali të lagjes. Fqinjë të familjes Hoxha, thanë se Besimi herë pas herë kosnumonte alkool dhe se dyshohet se ai ka qenë i dehur në momentin e krimit të rëndë. 

krim ne familje

Policia në vendin e ngjarjes, sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin e krimit një armë gjahu. Trupat e dy viktimave u dërguan në morgun e tiranës, ku pritet të bëhen ekzaminimet përkatëse të tyre.

krim ne familje


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)