Tiranë/ Kthyen magazinën në shtëpi bari, ndërtuan tunel për tu ngjitur në katin e dytë mbi 'Kadastër' 7 në pranga, 1 në kërkim! Tre prej të arrestuarve punonjës të OSHEE-së (EMRAT)

TIRANË - Një i dënuar në Gjermani për kultivim të kanabisit dhe 4 bashkëpunëtorë të tij, dyshohet se janë truri që fshihen pas një shtëpie bari të zbuluar nga policia në zonën e Selitës në Tiranë, nw rrugën 'Hamdi Pepa'

I dënuari Erlind Tresa, 28 vjeç, Reshit Tresa, 57 vjeç, Asqeri Likaj, 59 vjeç dhe Elvis Lala, 26 vjeç, dhe një i pestë i shpallur në kërkim, Sajmir Karaj, 46 vjeç, kishin kohë që ruanin një magazinë, kati i parë i së cilës ishte në përdorim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Në katin e dytë, të privatizuar nga 3 pronarë, të dyshuarit nuk kishin parë lëvizje prej kohësh duke u bindur se bëhej fjalë për një pronë të braktisur.

'Shtetasit Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj,  Elvis Lala, dhe S. K., në një magazinë në rrugën "Hamdi Pepa" kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa shtetasja H. D., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente', njofton sot policia.

Për të bërë rojtarin e mirë, i ndihmoi edhe fakti që shumica e tyre i kanë shtëpitë rreth e përqark zonës. Menjëherë filluan punën të përshtasin një tunel për të kaluar nga kati i parë, i Kadastrës, në katin e dytë të një magazinës, pa u vënë re nga askush. Ambientin e përdorën për të kultivuar kanabisin me llamba. Një grua po hetohet në gjendje të lirë, pasi kishte dijeni për laboratorin e drogës, por nuk e kallëzoi.

Agjentët e komisariatit numër 2, zbuluan se në këtë aktivitet të paligjshëm autorët të kenë vjedhur energjinë, dhe me dyshimin se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrolle në zonë, u arrestuan 3 punonjës të OSHEE-së,  Ervis Pashollari, 40 vjeç, Elton Cenaliu, 47 vjeç, dhe Gëzim Gjonpali, 59 vjeç

Aktivitetin dyshohet ta kenë nisur 5 apo 6 muaj më parë. Gjatë operacionit “Tuneli”, policia gjeti dhe sekuestroi 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo dhe 100 bimë të tjera u gjetën të thara, të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave, në ambientet e brendshme.

Ky laborator droge u zbulua nga ish-deputeti Halit Valteri., tashmë me detyrë të re në zyrën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i cili më pas njoftoi policinë. Blutë i thanë Report Tv se ai ishte në cilësinë e një zyrtari që kishte shkuar të inspektonte katin e parë të magazinës së Kadastrës dhe konstatoi në sende të dyshimta. I kontaktuar nga Report Tv për të sqaruar pozicionin e tij për këtë rast, Valteri akoma nuk ka një përgjigje. Vetë Agjencia e kadastrës në një reagim publik tha se nuk ka lidhje me ambientin me kanabis.

Gjatë operacionit ‘Tuneli’, u gjetën dhe sekuestruan 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.

Personat e arrestuar: 
Erlind Tresa, 28 vjeç, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike" kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë në Gjermani për kultivim bimësh narkotike
Reshit Tresa, 57 vjeç, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike" 
Asqeri Likaj, 59 vjeç, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike"
Elvis Lala, 26 vjeç, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike"
Ervis Pashollari, 40 vjeç përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së
Elton Cenaliu, 47 vjeç, elektriçist pranë OSHEE-së
Gëzim Gjonpali, 59 vjeç, faturist pranë OSHEE-së
Ne kerkim: Sajmir Karaj, 46 vjeç

 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/10/2024 01:38

    Pa folur per energjine,si u ndertua tuneli pa e kuptuar e pare njeri?! Si ambient qe mund te vizitohej nga punonjes te kadastres,si ka mundesi qe askush nuk ndjeu eren e kanabisit,per te mos thene te tjerat?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim