TIRANE-Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kultivonin bimë narkotike, dhe mbanin në banesë lëndë narkotike me farë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Në prangat e policisë kanë rënë Deli Xhiaxha 57-vjeç dhe Xhemal Xhixha, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë asgjësuar 76 bimë narkotike të kultivuara, ndërsa janë sekuestruar 5.6 kg kanabis dhe 137 fara kanabisi për kultivim.
Dy të arrestuarit kultivonin bimë narkotike, në zonën e Zallherrit, fshati Qenam, pranë banesës së tyre dhe më konkretisht në pjesën e pasme të saj, në një vend të përshtatur si farishte.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".
[gallery]22221[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO