TIRANE- Një brez tjetër studentësh ka nxjerrë këtë vit “University of New York” Tirana. Ashtu sikurse edhe gjatë viteve të tjera, studentët kanë “hedhur kapelet” e tyre të studimit për tiu drejtuar tashmë tregut të punës por edhe studimeve më të larta si ato të masterit apo të doktoraturës. Në një ceremoni të zhvilluar gjatë ditës së djeshme, i ftuar si folësi qendror i ceremonisë për të përshëndetur studentët dhe stafin ishte Ambasadori i SHBA, Shkëlqesia e Tij, z. Aleksandër Arvizu.

Të sapodiplomuarit e Universitetit të Nju Jorkut festuan së bashku me profesorët e tyre përmbylljen me sukses të disa viteve pune serioze, angazhuese, por mbi të gjitha të vlefshme. Vlera e diplomave të tyre, të marra në universitetin më të njohur në Shqipëri, përforcohet edhe nga bashkëpunimi me partnerë të njohur akademikë ndërkombëtarë: Empire State College, State University of Neë York (SHBA), University of Greenëich (Mbretëria e Bashkuar), Institut Universitaire Kurt Bösch – IUKB (Zvicër), Herzing University (Shtetet e Bashkuara).

Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë ka nxjerrë breza të tërë të rinjsh të aftë për t’u përballur me sukses me kërkesat e kompanive më të fuqishme në tregun e punës. Një pjesë e tyre kanë vazhduar studimet në nivelet e Masterit dhe Doktoraturës në disa nga universitetet më të mira perëndimore.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)