TIRANE- Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë është tronditur, kur në postën e saj ka mbërritur një letër kërcënuese. "Do t'ju hedh në erë me ekploziv", ishte përmbajtja e letrës kërcënuese.
Kjo ka vënë në alarm shërbimet e Antiterrorit të Policisë së kryeqytetit, të cilët kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit, i cili është identifikuar.
Letra i ishte dërguar selisë diplomatike më datë 15 gusht 2013 nëpërmjet postës, por adresa e shënuar në zarf ishte e rreme.
Përfaqësuesit e Ambasadës menjëherë kanë vënë në dijeni Policinë e Tiranës, fillimisht nëpërmjet sallës operative, më pas kanë bërë edhe kallëzim.
Policia ka mundur të identifikojë autorin e letrës dhe ta shpallë atë në kërkim. Ai është Roland.H, nga Kukësi.
Ai ishte deportuar para disa kohësh nga Britania e Madhe në Shqipëri, pasi nuk i ishte miratuar leja e qëndrimit, si dhe ishte zbuluar, se ishte regjistruar me dokumente false, si kosovar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com