Një 33 vjeçar me rekorde të mëparshme kriminale është ndaluar pasi po qarkullonte me pistoletë në makinë.

Në rrugën “Sali Butka”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga Arli Ndrejaj dhe gjatë kontrollit të çantës së supit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, informoi sot policia e Tiranës.

33-vjeçari, me rekorde të mëparshme kriminale dhe  'rrezikshmëri të lartë shoqërore' sipas policisë rezulton të jetë arrestuar në shtator 2014 së bashku me 5 persona të tjerë në aksin rrugor Lezhë – Kurbin, pasi kishin tentuar të vrisnin me armë zjarri shtetasin Roan.P, me banim në Pllanë-Lezhë.