TIRANË - Drejtuesi i një mjeti “Mercedez- Benz”, mbeti i vdekur pasditen e të enjtes në Sauk në një segment që lidh rrugën Tiranë- Elbasan me unazën e re, pranë akademisë së Policisë. Viktima është Gëzim Llenga 55 vjeç banues në Tiranë, i cili drejtonte mjetin Mercedez- Benz me targa AA 366 AH.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por burimet e policisë thanë se dyshohet se drejtuesi humbi drejtimin duke u përplasur me pjesën fundore të rrugës dhe duke rënë poshtë në një lartësi prej katër metrash.
Mjeti është përplasur me një nga rrugët ndihmëse ndërsa drejtuesi i mjetit mbeti i vdekur në vend. Policia dyshon se drejtuesi i mjetit mund të ketë pësuar infarkt, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë humbur drejtimin për shkak të ndonjë manovrimi të gabuar në rrugë.
Por veç shkaqeve që lidhen me drejtuesin e mjetit policia ka vënë re se në rrugë ka mungesë të theksuar të mbrojtëseve anësore në rrugë që mund të pengojnë daljen e mjeteve nga rruga.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO