TIRANË- Përplasja nga makina ka rezultuar fatale për babain, ndërsa i biri i tij 11-vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Ushtarak në Tiranë. Babë e bir, dy kalimtarë kanë qenë duke kaluar rrugën në Sauk, kur janë përplasur nga një automjet. 

Përplasja ka rezuluat fatale për Bashkim. B, 45 vjec, ndërsa djali i tij vetëm 11 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkaq drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin Bardhul Ismaili,  lindur dhe banues në Elbasan, është arrestuar nga forcat e policisë.Arrestimi u bë i mundur rreth orës 23:30 minuta ndërsa aksidenti kishtë ndodhur rreth orës 18:30 minuta. Ismaili ngiste një automjet të tipit "Mercedez Benz" me targa EL 9965 B dhe akuzohet sipas kodit të procedurës penale neni 290/2

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)