“Çdo ditë/natë nga një punë”, -shkruan Veliaj në faqen e tij në Facebook teksa ka njoftuar nisjen e punës për riparimi dhe asfaltimin e “gropave 4-vjeçare” siç i quan ai, nëpër rrugët e Tiranës.
“Nisi riparimi dhe asfaltimi i gropave 4-vjeçare nëpër rrugët e Tiranës”, - shkruan Veliaj
Ai e ka shoqëruar statusin e tij me disa foto gjatë punës së punonjësve të bashkisë nëpër rrugët e Tiranës.

“Punëtorët e qytetit në aksion për t'ua kthyer atë qytetarëve. #TiranaNePune”, - thotë veliaj në statusin e tij.
Gropat në mes të rrugëve apo trotuareve të kryeqytetit ishin kthyer në një shqetësim të madh për këmbësorët dhe për drejtuesit e makinave.










Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
