TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar një mjek popullor të vetëshpallur i cili pretendonte se kishte zbuluar ilaçin e shërimit të kancerit.
Sipas policisë Avniavdyl Lipe, 55 vjeç, mashtronte qytetarët duke u shitur për 100 mijë lekë të reja ilaçin dhe vizitat e tij.
I njëjti burim tha për “A1 Report” se shuma e paguar shkonte në disa raste edhe në 4 seanca me koston e 400 mijë lekëve.
Policia ka sekuestruar edhe një regjistër me emrat e personave të cilët i kishte mjekuar me të njëjtën mënyrë.
Burimet thanë se kallëzimi është bërë nga dy shtetase 2 ditë më parë, ndërsa dokumentimi i aktivitetit të Lipes është bërë me metodën e dorëzimit të kontrolluar.
Lipe përdorte si bazë një lokal pranë Spitalit të Traumës, ndërsa për t'u dorëzuar ilaçin u linte takime në vende të ndryshme. Edhe banesën e kishte në bllokun e pallateve parafabrikate, në rrugën “Koli Bano”, pranë spitalit.
“A1 Report” ka kontaktuar me bashkëshorten e Lipes, e cila është shprehur se nuk kishte dijeni për aktivitetin e të shoqit dhe se ai do të përgjigjej vetë në rast se veprimtaria e tij do të ishte e kundërligjshme.
Policia ka sekuestruar edhe ilaçin që përdorte Lipja në shishe 1.5 litërshe, të cilat janë dërguar për ekspertizë në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës.

(Në foto/I vetëdeklaruari mjek popullor Avniavdyl Lipe, i arrestuar për mashtrim)
LIPE, I PAREGJISTRUAR NË SHOQATAT E MJEKËSISË POPULLORE E ALTERNATIVE
I kontaktuar nga “A1 Report”, Kryetari i shoqatës së Mjekësisë Popullore, Selim Vrapi, thotë se “Aviavdyl Lipe nuk është i regjistruar. Ne i regjistrojmë mjekët popullorë në bazë të traditës familjare, për shkak se shumë vetë pretendojnë të jenë mjekë popullorë”.
Të njëjtën gjë na thotë edhe drejtori i Mjekësisë Alternative, Hysni Dankshi.
“Nuk e njoh fare këtë person. Në shoqatë janë vetëm ata që kanë studiuar për mjekësi dhe merren me mjekësi alternative, e jo shkencore”, tha Dankshi për “A1 Report”.
Mashtrimet nga të vetëdeklaruarit si mjek popullor janë kthyer në fenomen shqetësues për qytetarët. Muajt e fundit janë shpërndarë dhe ngjitur në sheshe dhe hyrjet e pallateve postera të tilla denoncuese për mashtrimet me ilaçe të ngjashme me ato të Lipes, që pretendohet se shërojnë sëmundjen e kancerit.

(Foto/Posterat denoncues për rastet e mashtrimit me ilaçe të tilla)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com