Tiranë,  mbi 350 gjoba për drejtuesit
e motorëve pa leje e pa kokore

Tiranë,  mbi 350 gjoba për drejtuesit<br />e motorëve pa leje e pa kokore
TIRANE-  Sektori i Policisë Rrugore pranë policisë së shtetit ka nisur një aksion në kryeqytet për të kontrolluar sa i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor drejtuesit e motorave dhe motoçikleta.
 
Këto mjete të listuara në kategorinë A, po kalojnë në sitët e uniformave rrugore për kokoret e sigurisë dhe lejet e posacme për drejtimin e këtyre mjeteve.
 
Burime për A1report nga sektori i policisë rrugore bënë me dije se në më pak se 24 orë janë penalizuar 350 përdorues. Ndaj tyre është marrra masa gjobë për 200 drejtues për mos pasje të lejes së drejtimit dhe 150 të tjerëve për mos mbajtje të kokores së sigurisë.

Të njëjta burime saktësuan se ky operacion nuk do të jetë sporadik, por i shtrirë në kohë dhe synon ti jap fund përdorimit nga ana e drejtuesve të motocikletave pa leje drejtimi dhe pa kokore.

Një tjetër shqetësim i policisë çka pritet të zgjidhet me këtë operacion është dhe rregjistrimi i këtyre mjeteve, pasi jo pak motorë apo motoçikleta janë përdorur dhe në ngjarje kriminale por rezultojnë të pa pronar dhe të patarguara.

Prej ditës së djeshme strukturat rrugore janë pozicionuar në pikat kyçe hyrëse dalëse të Tiranës si dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë