TIRANE - Një grua 45-vjeçare është mbytur pasditen e sotme në lumin që kalon në fshatin Baldushk të kryeqytetit.
Viktima është Faje Pezo, 45 vjeç nga fshati i Baldushkut. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë vënë re trupin e pajetë të 45-vjeçares dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Forcat e komisariatit numër 1 kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të mbytjes së Faje Pezës.
KLOS, MBYTET 37-VJEÇARI
Ndërkohë që mesditën e sotme një 37-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e fshatit, në Bejn të rrethin e Matit. Viktima është Nazmi Diku 37 vjeç, banori i fshatit Bejn, i cili gjendet 3-4 kilometra larg Klosit, në rrethin Matit dhe vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Sipas korrespondentit të A1 Report në Bulqizë Daniel Shehu, 37-vjeçari ka qenë duke kullotur lopën, në momentin që e ka zënë sëmundja dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë ka humbur jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur më tej vdekjen e 37-vjeçarit.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com