TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë të parin vendim kapital me 35 vite burg për një krim të ndodhur në familje, ku i fejuari ka mbytur dhe më pas ka qëlluar me thikë të fejuarën e tij 18-vjeçare.
Vendimi është marrë ditën e djeshme, ndërkohë që kjo masë dënimi është kërkuar dhe gjatë pretencës së prokurorisë, e cila nënvizoi se me ndryshimet e reja ligjore, i pandehuri i kësaj çështje Ersnik Gjoshi, të dënohet me 35 vite burg. Sipas konkluzjoneve të akuzës, i pandehuri ka mbytur me bluzë të fejuarën e tij dhe më pas e ka qëlluar disa herë me thikë në gjoks. Pas këtij veprimi Gjoshi ka dalë nga banesa me thikë në dorë, ku ka qëlluar me thikë veten në pjesën e krahur, duke tentuar ta paraqesë ngjarjen si një vrasje në kushtet e vëtëmbrojtjes. Mirëpo pas këtyre veprimeve 28-vjeçari është parë nga familjarët e tij, të cilët kanë arritur ta neutraluizojnë dhe ti marrin thikën.
Mbytja me bluzë
Sipas dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda më datën 21 korrik 2013, rreth orës 11:00, pasi i pandehuri Ersnik Gjoshi është kthyer nga shtëpia e prindërve të tij, midis tyre ka lindur një debat për arsye xhelozie dhe për një moment janë qetësuar. Rreth orës 14:00, ka filluar përsëri debati midis tyre, i cili ka vazhduar për rreth 20-30 minuta. Në konflikt e sipër, ata janë përleshur edhe fizikisht me njëri tjetrin. I pandehuri Ersnik Gjoshi, ka përdorur bluzën e tij, me anë të së cilës ka lidhur në fyt shtetasen Anxhela Haka duke e shtrënguar fort atë dhe me thikën e shtëpisë e ka goditur në kraharor disa herë. Si pasojë e kësaj dhune fizike të ushtruar nga i pandehuri Ersnik Gjoshi, shtetasja Anxhela Haka ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Heqja e rrobave
Pas këtyre veprimeve i pandehuri Ersnik Gjoshi i ka hequr rrobat që mbante të veshura viktima dhe rrobat e ndotura me gjak i ka hedhur në koshin e rrobave, në banjo. Më pas i pandehuri Ersnik Gjoshi ka dalë jashtë nga shtëpia me thikë në dorë, me të cilën ka kryer veprime sikur do të vriste veten. Si pasojë e këtyre veprimeve i pandehuri Ersnik Gjoshi i ka shkaktuar vetes dhe dy plagë në krahun e majtë. Në këtë moment ai është parë me thikë në dorë nga prindërit e tij, të cilët pasi kanë parë disa pika gjaku të ngrira në trupin e tij të zhveshur nga gjysma e lartë, kanë ndërhyrë të shqetësuar për të mësuar se çkishte ndodhur duke i bllokuar edhe thikën që ai mbante në dorë.
Kur kanë hyrë brenda në shtëpinë e të pandehurit Ersnik Gjoshi, prindërit e tij kanë gjetur në dhomën e miqve, trupin e pa jetë të shtetases Anxhela Haka, të shtrirë me kurriz në dysheme. Në vendngjarje, sipas njoftimit të bërë nga familjarët e të pandehurit Ersnik Gjoshi, kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes kanë konstatuar trupin e pajetë, i cili i përkiste shtetases Anxhela Haka, në të cilin janë konstatuar disa plagë në anën e majtë të kraharorit të shkaktuar me mjet mprehtës si dhe hekimozë dhe në pjesën e përparme të fytit dhe të qafës.
Shkrimi u publikua sot (23.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com