TIRANË - Senatori amerikan John McCain u takua me lideren e opozitës iraniane e muxhahedinëve Maryam Rajavi gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar në 14 prill.
Takimi i McCain njëkohësisht Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, me Maryam Rajavi e cila është presidente e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit u publikua dje në Twitter.

(Senatori McCain me kryetaren e opozitës iraniane Maryam Rajavi në Tiranë)
Maryam Rajavi prej rreth 2 muajsh ka vizituar Shqipërinë ndërsa gjatë takimit me McCain diskutoi për zhvillimet e fundit në Iran dhe rolin që luan në Lindjen e Mesme.
Senatori amerikan përgëzoi transferimin në Tiranë të muxhahedinëve sipas marrëveshjes Shqipëri - SHBA ndërsa mori pjesë një një mbledhje të tyre.
Gjatë takimit Maryam Rajavi deklaroi se “Fashizmi fetar që po sundon në Iran është burimi kryesor i luftës e terrorizmit”, ndërsa sipas senatorit McCain “Regjimi i Bashar al Assad në Siri dhe ISIS janë të ndërlidhura bashkë”, duke theksuar nevojën për heqjen e Assad nga pushteti.
Senatori amerikan gjatë vizitës në Tiranë u takua edhe me krerët e shtetit, Presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Meta dhe liderin e opozitës Lulzim Basha ndërsa gjatë mbërritjes së aeroport u prit nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
[gallery]21846[/gallery]
FOTOGALERI
Redaksia Online
(Antonio Çakshiri /Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTOGALERIRedaksia Online
(Antonio Çakshiri /Shqiptarja.com)

FOTO