TIRANE-Punonjësi i një firme private është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur kasafortën me 450 mijë lekë.
Sipas policisë së kryeqytetit, bazuar në denoncimin që ka bërë menaxheri firmës, punonjësi 41-vjeç me inicialet E.P. ka vjedhur kasafortën e firmës që ndodhet në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë.
Mësohet se vjedhja e parave ka ndodhur 3 ditë më parë ndërsa 41-vjeçari nuk është paraqitur në punë me arsyetimin se ishte sëmurë.
Pas depozitimit të kallëzimit nga menaxheri F.I. 57-vjeç po punohet për arrestimin e punonjësit të firmës që grabiti kasafortën me 450 mijë lekë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com