Tiranë, merr 7 milionë lekë me
mashtrim, arrestohet 59-vjeçari

TIRANE- Mashtroi një person duke i marrë 1 milionë lekë, arrestohet një 59-vjeçar.
 
Gjatë kontrollit të ushtuar në magazinat në përdorim të Spiro Fuqit, janë gjetur parregullsi me faturat tatimore si dhe punonjës të pa regjistruar në Organet Tatimore.
 
Gjithashtu gjatë kontrollit janë konstatuar artikuj ushqimorë dhe industrialë të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në ambientet e kësaj magazine.
 
Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar nga Specialistët e AKU–së:
 
500 kova 5 kg me xaxiqi
250 kova 5 kg me speca të mbyshur
180 kova 5 kg me kastraveca
500 kova të vogla me sardele konserve
 
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehje e të ardhurave", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë", parashikuar nga Nenet 143/2, 180, 170/a dhe 288/a të Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati