TIRANE - Një punonjës i policisë rrugore është pezulluar nga detyra pasi ai është evidentuar se ka marrë ryshfet nga një drejtues mjeti, duke mos i vënë këtij të fundit gjobë.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ministria e Brendshme, ku mësohet se pezullimi ish-punonjësit të policisë rrugore Altin Çela, ka ardhur me urdhër të ministrit Saimir Tahiri.
Pas pezullimit të tij nga detyra, Punonjësi i policisë Altin Çela është shoqëruar në ambjentet e Policisë së Tiranës ku i është komunikuar masa e pezullimit nga Drejtoria e Qarkut Tiranë dhe fillimi i ecurisë disiplinore nga Drejtoria e Standarteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Materialet e çështjes në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga ana e saj Ministria e Punëve të Brendshme inkurajon të gjithë qytetarët, që të denoncojnë çdo akt korruptiv apo të abuzimit më detyrën të punonjësve të Policisë së Shtetit në numrin pa pagesë 0800 90 90.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO