U dhunua për vdekje pasi u kap duke vjedhur 2 pula, flet vëllai i viktimës në Kuçovë: Ia kemi lënë drejtësisë! S’duam konflikt

KUÇOVË- Kujtim Brisku u përcoll në banesën e fundit duke lënë pas dhimbje tek familjarët, bashkëshortja dhe djali i vetëm. 54-vjeçari kishte hyrë për të vjedhur pulat në kotecin e fqinjit, por u rrah për vdekje nga pronari. Teksa rrëfen ngjarjen për Report TV, i vëllai Sheme Brisku, tha se Kujtimi mund të ishte dënuar për krimin por jo të rrihej për vdekje.

“Në kokë e trup ishte goditur ne nuk na lanë të hynim në spital vetëm kunatën. Sa ishte tek Trauma nuk reagoi. Diçka më pikëllon në hidhërimin tim të kishin njoftuar policinë. Vjen ambulanca e merr dhe policia nuk di gjë, presim të bëhen procedurat e spitalit autopësia drejtësia e dua se nuk ishte një sheleg (qengj) por njeri dhe pse ta dëmtojmë në mënyrë barbare?”- tha i vwllai i tij.

Sheme Brisku me tej sqaron se se i vëllai punonte në një firmë ndërtimi dhe nuk kishte probleme ekonomike. Sipas tij, vjedhjen tek fqinjet mund ta ketë kryer në gjendje të pavetëdijshme, pasi natën e ngjarjes ka qenë në një festë dhe ka konsumuar alkool. Viktima gjithashtu vuante nga diabeti, sëmundje për të cilën kurohej. Sheme Brisku kërkon që të policia dhe prokuroria e Beratit të zbardhin ngjarjen dhe të dënojnë autorin.

“Ka qenë në ditëlindje me shoqërinë dhe mbase ka qenë në gjendje të dehur, ndoshta ka qenë i dehur, nuk e di. Edhe këta të kishin njoftuar policinë, pse e dëmtuan kaq shumë sa të humbasë jetën?! Ligjet e shtetit janë të rregullta të dënohej jo të vritej edhe kriminelin e kap shteti e dënon s’ka pse të vrasin. Një të dehur e rrëzon pse e torutuar këtu jam i indinjuar! Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi ne s’jemi nga ata që hakmerremi. Ata që e kanë dëmtuar, mbase e manipulojë, ekspertiza të nxjerrë shkakun, goditjet që i janë bërë. Diabetin e ka pasur dhe kurohej një i dehur një të shtyrë rrëzohej pse duhej të përdorej dhuna kaq shumë”.- u shpreh Brisku.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 26 shkurtit në lagjen 11 janari të Kuçovës, kur 54 vjeçari Kujtim Brisku tentoi të hynte në pronën e familjes Shushari për të vjedhur dy pula. Ai është pikasur nga Bjorsi Shushari i cili e ka dhunuar brutalisht me grushte e sende të forta, duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë e trup. Brisku ndërroi jetë të shtunën e 4 Marsit në spitalin e Traumës, ndërsa policia ka vënë në pranga 22 vjecarin Shushari, cili akuzohet për "Vrasje në  kapërcim të kufijve të vetëmbrojtjes”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 06/03/2023 21:32

    Ene Dan hutra Pula vidhte ne 2020 o loran

    Përgjigju
  • Loran shehu: 06/03/2023 17:44

    Burgim te perjetshem ti jepet autorit

    Përgjigju
    • Suzana: 06/03/2023 19:46

      O Loran Po te vinte ajduti te shtepia jote do ta lejoje ti? Ai ndoshta e ka bere te rruges te vidhte pula pa e Jane ruajtur dhe e ka rahur aq keq sa vdiq.po ne kucove ka familje te Medha qe gryejne token per te nxjere Copa hekuri dhe ushqehen me nder nuk vjedhin. I ndjeri nje femi kishte.e kishtezanat dhe e pesoj.I vellai te uli koken ti vij turp per te.Edhe mua me Kane vjedhur 10pula..mire qe I bodhi por mburesh pinte raki dhe thoshte pula te Mira kam mare ne x shtepi .Po sikur te kapte e pyeten Kisha pistoleten me vehte tha do I vrisja..nuk na I merte mendja qe ai person ishte hajdut.po shyqyrZotit qe pa mbushur as viti ukap jashte dhe e vrane te burgosurit.

  • I zoti shpis: 06/03/2023 16:55

    Mos hyn ke shpija tjetrit. Mos e vidh djersen e tjetrit. Vetë e ka pas fajin. Çar drejtésije kerkon ky vllai hajdutit? Drejtesia asht van në vend.Lefteri ka marre ate që ka meritu o Shane.

    Përgjigju
  • Kistra: 06/03/2023 15:48

    Epo i zoti i shtepise nuk ishte polic i pajisur me shkop gome e gaze lotsjelles, dhe t'i kerkohet zbatimi i ligjit e parimit te proporcionalitetit. Te te vije tjetri ne banese naten per te te vjedhur, dihet si perjetohet. Pastaj ne raste te tilla hajduti mund te shnderrohet ne shume i rrezikshem.

    Përgjigju
  • Tani: 06/03/2023 14:56

    O sheme e ke dite qe vellai jot eshte hajdut tere jete ka vjedhur sa e gjeti ate qe kerkonte prej kohesh.

    Përgjigju
  • Qoftemeleng: 06/03/2023 14:44

    Mos e bastardoni muhabetin sikur e vraunai robi per dy pula. Ky shkoi per lesh per dy pula. Po te gjente me shume ai ca do bente, nuk do ti merte? Ai hyri ne shtepine e dikujt tjeter, ndaj e pesoi…prej frikes se te zotit te shtepise se mund te ishte ai viktime. Rrini ne shtepite tuaja, mos synoni pulat e komshijve dhe asgje sju gjen. Hajduti eshte hajdut edhe nese vjedh nje komce. Nuk justifikoj dhunen ekstreme, drejtesia donte thote te veten, por krimineli ketu mbetet i qarte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë