TIRANE - Një fëmijë është përplasur nga një motor aksidentalisht rreth orës 22:00 në rrugën “5 Maji” duke pësuar dëmtime të rënda. Drejtuesi i motorit ka ndaluar duke e transportuar me shpejtësi fëmijën në spital për t’i dhënë ndihmën e parë.
Sipas të dhënave të para mësohet se fëmija i moshës 13-vjeç i ka prerë rrugën motorit teksa po tentonte që të kalonte rrugën. Në pamundësi për të devijuar trajektoren, drejtuesi i motorit ka përplasur 13-vjeçarin duke i shkaktuar dëmtime në krah dhe në këmbë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje drejtuesin e motorit që shkaktoi aksidentin. Policia sekuestroi motorin me targa AA 940 dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë.
Redaksia Online
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO