TIRANË - Një aksident i rëndë ka ndodhur para dy ditësh pranë zonës së Babrrusë në kryeqytet, ku një mjet i cili po kërkohej nga policia ka dalë nga rruga duke përplasur 2-vjeçaren Ketisa Maçi, e cila ishte duke luajtur pranë banesës së saj.
 
Mësohet se drejtuesi i mjetit  Gani Xhaferri, është përplasur fillimisht me një mur rrethues dhe më pas me fëmijën që po luante në oborr. Ndërkohë A1 Report ka shkuar në banesën e viktimës duke konfirmuar se ceremonia mortore është zhvilluar ditën e shtunë, duke shtuar gjithashtu se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 këtë të premte.

Policia: Mjeti i shpëtoi kontrollit policor, u njoftuam për aksidentin pak minuta më pas

Policia e Tiranës përmes një komunikate për mediat ka sqaruar se për ngjarjen Policia jo vetëm nuk ishte shkak për aksidentin, por sapo u njoftua mori të gjitha masat për të shoqëruar të lënduarin në spital dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes.

"Mjeti që shkaktoi aksidentin është konstatuar i parkuar dhe punonjësit e Policisë kanë tentuar të ushtrojnë një verifikim të dokumentave. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targë TR 0701 J, shtetasi Gani Xhaferri, është larguar menjëherë dhe iu shmang kontrollit policor. Punonjësit e policisë që ishin në kontroll ua komunikuan shërbimeve të tjera targën e mjetit për ta ndaluar.

Pak minuta më vonë, rreth 4 km larg vendit ku u tentua t’i kryhej kontroll mjetit, u mor njoftimi për një aksident. Mjeti i drejtuar nga Gani Xhaferri ishte përplasur me një mur në Babru të Tiranës, i cili kishte goditur aksidentalisht fëmijën 2 vjeçar.

Policia ka shoqëruar fëmijën në spital. Aty u bë dhe ndalimi i drejtuesit të mjetit Xhaferri, i lënduar në aksident."- thuhet në komunikatën e Policisë së Tiranës. 

foto e makines me logo
foto e makines me logo
(Në foto: Makina e cila aksidentoi për vdekje 2 vjecaren, Ketisa Maçi)

Pak minuta më vonë, rreth 4 km larg vendit ku u tentua t’i kryhej kontroll mjetit, u mor njoftimi për një aksident. Mjeti i drejtuar nga Gani Xhaferri ishte përplasur me një mur në Babru të Tiranës, i cili kishte goditur aksidentalisht fëmijën 2 vjeçar.

Policia ka shoqëruar fëmijën në spital. Aty u bë dhe ndalimi i drejtuesit të mjetit Xhaferri, i lënduar në aksident."- thuhet në komunikatën e Policisë së Tiranës. 
ketisa maci me logo
(Në foto: Lajmërimi i vdekjes së 2 vjecares, K.M. dhe vendngjarja ku ndodhi aksidenti)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)