TIRANE – Ndodh që vetë fëmija të  vjedhë banesën e prindërve të tij. Rasti është shënuar në Tiranë, ku policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 33-vjeçar.
 
Tomi Velia, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, është vënë në pranga nga uniformat blu të Tiranës rreth orës 21:30.
 
Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar që 33-vjeçari të jetë autor i vjedhjes së banesës së prindërve të tij.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)