TIRANE - Një 32-vjeçar italian është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi është denoncuar nga një e re se është dhunuar seksualisht prej tij.

Rasti është shënuar në kryeqytet, ku një 20-vjeçare denoncoi në policinë e kryeqytetit se italiani 32-vjeçar me inicialet A.L e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas e ka dhunuar fizikisht.

Mësohet se italiani që është shpallur në kërkim punon si menaxher në një call center. Po ashtu, e dëmtuara dhe italiani punonin në të njëjtën call center në Tiranë, ndërsa në pretendimet e saj e reja ka deklaruar se ka refuzuar lidhjen me italianin, por ky i fundit nuk e ka lënë të qetë.

Burime për A1Report nga komisariati numër dy në Tiranë të cilët kanë nisur procedimin penal thanë se shtetasi italian me iniciale A.L 33 vjec është shpallur në kërkim pasi i është shmangur hetimeve.

njoftimi i policise se tirane per menaxherin italian

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)