TIRANE - Nënoficeri i i Forcave Komando të Ushtrisë, Aldo Morina ekzekutoi me armën e shërbimit taksistin 53-vjeçar Mehmet Beqiri, pasditen e djeshme (1 janar) . Nënoficeri u vetëdorëzua pak momente pas vrasjes dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë për t'u marrë në pyetje.
Ngjarja e rëndë (rreth orës 15:00), e cila në këtë fillim viti i mori jetën Mehmet Beqirit, ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit” përballë spitalit të pediatrisë në QSUT në zonën e oxhakut.
53-vjeçari u qëllua me tre plumba pistolete ndërsa trupi i pajetë u përcoll me autoambulancë drejt morgut.
Sipas informacioneve paraprake mendohet se autori të ketë qenë bashkë me të brenda në automjetin tip Benz me targa TR 8428 A. Gazetari i televizionit A1Report, Arsen Rusta informon se autori njihej më parë me viktimën. Ata janë konfliktuar dhe më pas autori ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj tij me armën e shërbimit. Ndërsa policia deklaroi pak orë më vonë se ngjarja ka ndodhur pë motive të dobëta, pasi autori dyshonte se viktima i ngacmonte një nga familjaret.
*Lajmi u publikua fillimisht në 15:20 dhe u përditësua në 16:30. Përditësimi i fundit më 7:30, 2 janar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com