Tiranë/ Një 15-vjeçar plagoset me armë në Fushë-Mëzez, jashtë rrezikut për jetën! I mituri hesht, i ati nuk di gjë: Dëgjova të shtënat dhe e gjeta të dëmtuar

TIRANË - Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje (30 janar 2025) në Fushë-Mëzez.

Policia njofton se i mituri është paraqitur i plagosur në spitalin e Traumës rreth orës 20:30 të mbrëmjes.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se djali është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk tregon në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.

I ati ka thënë që vetëm ka dëgjuar të shtëna dhe e gjetur të plagosur. Agjentët e Komisariatit nr. 6 po punojnë për ta sqaruar.

'Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve', njoftoi sot policia. 


Lajmi kryesor:

Dy plagosje në Tiranë/ I riu goditet me mjet prerës në lokal tek Rruga e Dibrës! 15 vjeçari u dëmtua me armë në Kashar


K.M/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Deputeti Florenc Spaho takon shqiptarët në Itali, vesh bluzën me logon e PS dhe emrin Edi Rama

Deputeti Florenc Spaho takon shqiptarët në Itali, vesh bluzën me logon e PS dhe emrin Edi Rama