Të ndodhur në vështirësi si pasojë e motit të keq, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur mediat për të denoncuar problemet e tyre, ose për të kërkuar ndihmë.
/Shqiptarja.com
Kështu, një grua ka bërë me dije se bashkë me një grup personash kanë mbetur të bllokuar në qendrën tregtare “City Park”.
Godina në fjalë ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, e cila është mbuluar nga uji si pasojë e shirave të dendura.
Për momentin rezulton e pamundur që një mjet të hyjë brenda dhe t’i marrë ata, pasi niveli i ujit është mbi 1 metër e gjysmë dhe holli i qendrës është i përmbytur.
G.F. / Shqiptarja.com

VIDEO











