Dy plagosje në Tiranë/ I riu goditet me mjet prerës në lokal tek Rruga e Dibrës! 15 vjeçari u dëmtua me armë në Kashar
Një person është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj e të enjteje në një lokal në Rrugën e Dibrës, pas një sherri që besohet është ndezur për shkak të një femre.
TIRANË -Dy plagosje janë shënuar në 20:30 të mbrëmjes së sotme (30 janar 2025) në Tiranë. Plagosja e parë ka ndodhur në një lokal në rrugën e Dibrës rreth orës 20:30, ndërsa e dyta ka ndodhur në Fushë Mëzez të Kasharit.
Policia informon se Gentian Krasniqi u plagos me mjet prerës mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, pas një sherri në një lokal që besohet se shkak ka pasur një grua. Blutë njoftojnë se Gentian Krasniqi, ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.
Po rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. I mituri nuk tregon në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:37
Tiranë/ Një 15-vjeçar plagoset me armë në Fushë-Mëzez, jashtë rrezikut për jetën! I mituri hesht, i ati nuk di gjë: Dëgjova të shtënat dhe e gjeta të dëmtuar
TIRANË - Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje (30 janar 2025) në Fushë-Mëzez.
Policia njofton se i mituri është paraqitur i plagosur në spitalin e Traumës rreth orës 20:30 të mbrëmjes.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se djali është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk tregon në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.
I ati ka thënë që vetëm ka dëgjuar të shtëna dhe e gjetur të plagosur. Agjentët e Komisariatit nr. 6 po punojnë për ta sqaruar.
'Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve', njoftoi sot policia.