Një fëmijë 5 vjeçar është aksidentuar rëndë ditën e sotme në Kamëz.

Rreth orës 20:30, në Kodër Kamëz, pranë shkollës “Isa Boletini”, motori me drejtues F.D, ka aksidentuar fëmijën O.L, 5 vjeç.

Për ti ardhur në ndihmë fëmijës menjëherë është njoftuar ambulanca e cila është vonuar për të mbërritur në vendngjarje, pasi nuk ka gjetur adresën që i kanë raportuar qytetarët.

Mësohet se fëmija është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe po punohet për veprime të mëtejshme.


Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com