TIRANË - Një vajzë me inicialet Fatmira N., ka tentuar të hidhej nga një pallat në zonën e Don Boskos në Tiranë, pas një sherri me prindërit.

Burime nga policia e Tiranës, kanë bërë të ditur se, 25-vjeçarja ka marrë në telefon të atin e saj dhe i ka treguar se, do të vriste veten duke u hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonin.

I alarmuar babai i të resë, ka marrë në telefon policinë dhe në drejtim të vendit të sinjalizuar kanë shkuar forca të shumta policie. Këta të fundit kanë negociuar me vajzën 25-vjeçare dhe e kanë bindur që të mos hidhej. Ajo mësohet se ka zbritur nga pallati.

Deri më tani, nga policia mësohet se, vajza e kishte marrë këtë vendim në një moment të rëndë dhe depresiv. Shkak për këtë gjendje, ishte një konflikt që ajo kishte me prindërit e saj.
 
Vijon ...
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)