Pronari i një lokali në Tiranë dhe kamerieri kanë rënë në prangat e policisë për organizim të lojërave të fatit online.
Gjatë kontrolleve në lokalin në rrugën “Erzen Lita”, u gjetën dhe u sekuestruan 2 aparate celulare të cilët dyshohet se përdoreshin për bastet online.
“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Strike Bet”, gjatë të cilit u konstatua një rast i organizimit të lojërave të fatit online, në kundërshtim me ligjin.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:
-E. K., 32 vjeç, pronari i lokalit;
-I. Sh., 32 vjeç, kamarier në këtë subjekt.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, në rrugën “Erzen Lita”, u gjetën dhe u sekuestruan 2 aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit online”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente











Po nuk u kapën kokat këta të tjerët janë cironjka,kokat dihen por është korrupsioni që nuk i kap.
Përgjigju