TIRANE - Zhduket prej të shtunës, 66-vjeçari, i cili kishte vetëm pak që ishte liruar nga burgu. Denoncimi është bërë të shtunën nga e motra, e cila kujdesej për të vëllanë, Festim Spahiu, pas daljes nga burgu. Policia ka nisur kërkimet ndërsa 66-vjeçari nuk është gjetur as në spitale, po as mes trupave të pajetë të paidentifikuar në Morgun e Tiranës.
Të afërmit kanë deklaruar në polici, se Spahiu ishte tip i mbyllur dhe se nuk kishte shokë apo miq ku të mund të ishte larguar pa dijeninë e tyre.
Ngjarja bëhet akoma më misterioze, për faktin se Spahiu sapo ka dalë nga burgu, ku ka shlyer dënimin me 20 vjet burg, për veprat penale “Vrasje mbetur ne tentative & plagosje te rëndë”.
Pas lirimit nga burgu, Spahiu jetonte i vetëm në një banesë në rrugën “Mujo Ulqinaku” në kryeqytet.
(jd/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com