Tiranë, pas 5 muajsh ngërç, Këshilli
Bashkiak do të mblidhet më 3 teto

Tiranë, pas 5 muajsh ngërç, Këshilli<br />Bashkiak do të mblidhet më 3 teto
TIRANË - Pas një ngërçi disamujor, këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet më 3 tetor, ora 18.00. Lajmin e bëjnë të ditur për A1 Report e Shqiptarja.com burime nga ky këshill, të cilat saktësojnë se mbledhjen e ka thirrur nënkryetari këshillit bashkiak , Zamir Ndroqi.

Në mbledhje pritet që vendimi i pare të jetë miratimi i këshilltarëve që kanë dhënë dorëheqjen për shkak se janë zgjedhur deputetë, por edhe funksionarë të stukturave të larta shtetërore. Në pikën e dytë të rendit të ditës, pritet të jetë zgjedhja e kryetarit te ri të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ngërçi në këtë këshill erdhi pas prishjes së koalicionit të LSI-PD dhe lidhja e koaliconit të ri PS-LSI, ku mazhoranca u përmbys, duke i kaluar automatikisht të majtëve.

Ndërkohë që kjo ka shkaktuar mbajtjen peng të një sërë vendimesh me rëndësi për kryeqytetasit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

SHBA 2.3 miliardë të tjera ndihmë për Ukrainën për armë dhe raketa

SHBA 2.3 miliardë të tjera ndihmë për Ukrainën për armë dhe raketa